Vizita e kryeministrit Edi Rama në Athinë, ku zhvilloi një takim me diasporën atje, duket se nuk I ka pëlqzer aspak Serbisë. Zëvendëskryeministri, njëherësh ministër I punëve të jashtme në qeverinë e re serbe, Aleksandër Vulin, I ka dërguar letër Athinës zyrtare, ku i kërkon jo vetëm të mos njohë Kosovën, por të bashkohet me Serbinë kundër Shqipërisë. “Herën tjetër që qeveria e Greqisë të mendojë për njohjen e të ashtuquajturës Kosovë, le të kujtojë se si duket pritja e Edi Ramës në mes të Athinës. Atë që Rama nuk mundi ta përjetonte në Tiranë, e përjetoi në Athinë. Njohja e të ashtuquajturës Kosovë nga autoritetet greke dhe pranimi i Prishtinës në Këshillin e Evropës, do të ishte një kontribut i pamatshëm i Qeverisë së Greqisë dhe Dora Bakoyanis në krijimin e Shqipërisë së Madhe. Shqipëria mund të ndalet vetëm nga serbët dhe bota serbe, por edhe nga ju grekë të dashur, grekët tanë. Ju lutem mendoni për këtë”, ka deklaruar Aleksandar Vulin, raportojnë mediat serbe. I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Ministrisë së Jashtme shqiptare, e cila ka thirrur në takim urgjen ambasadorin serb në Tiranë. Lajmi është bërë I ditur nga vetë Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, teksa theksohet: “Deklarata provokuese e zyrtarit serb është në kundërshtim me frymën e marrëdhënieve të bashkëpunimit dhe nuk i shërben paqes dhe stabilitetit në vendet e Ballkanit. Shqipëria është faktor i rëndësishëm që punon dhe kontribuon për paqen dhe sigurinë në rajonin tonë dhe kjo është në thelb të bashkëpunimit edhe me Serbinë.” Ministria e Jashtme ka kërkuar nga Ambasadori Slobodan Vukčević, që t’I përcjellë shqetësimin autoriteteve serbe, teksa bëhet thirrje për reflektim të menjëhershëm, në mënyrë që deklarata të tilla të dëmshme, të përsëritura të mos ndikojnë në marrëdhëniet dypalëshe. Pamje:AFP Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar. Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH #TopNews#Deklarata#Vulin

botaekskluzivelajm i funditlajmelajmetopnewsliveluftanewsputinrusishperthimtop channeltop channel albaniatop channel shqiperitop channel youtubetop newstopnewsukrainevuciczelenskyTop News/ 'Serbët e grekët të ndalojnë Shqipërinë'/ Deklaratat e VulinMEPJ 'i tërheq veshin'