lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 5 Maj 2024 #TvKlan #KlanLajme Spiker: Reis Çiço Headlines 5 Maj 2024 Tragjike në Shkodër, nëna me 3 fëmijë të mitur hidhen në lumin Buna/Në pranga bashkëshorti Një 39-vjeçare, bashkë me 3 fëmijët e saj dyshohet se janë vetëmbytur duke u hedhur nga ura e Lumit Buna. Peshkatarët e zonës gjetën trupin e pajetë të vajzës 9-vjeçare, ndërsa vijojnë kërkimet 3 trupat e tjerë. Policia arreston bashkëshortin. Zbardhet vrasja e çiftit të të moshuarve në Dropull/ Arrestohet një 69-vjeçari si autor Policia ka zbardhur vrasjen e çiftit të të moshuarve që u gjetën pa jetë disa ditë më parë në një fshat të Dropullit. Blutë e Gjirokastrës vënë në pranga një 69-vjeçar si autor të dyshuar, ndërsa shkak dyshohet se është bërë një konflikt i çastit. Besimtarët ortodoksë kremtojnë Pashkën, mbizotërojnë mesazhet për më shumë mirësi Besimtarët ortodoks kremtojnë sot pashkën, festën më të rëndësishme në kalendarin e tyre fetar. Mijëra qytetarë mbushën kishat ane-mbanë vendit ku morën flakën e shenjtë si simbol i dritës së shpresës, ndërsa u luten për me shume mirësi. Fluks turistësh në Gjirokastër. Golemi: Këtë vit presim deri në 500 mijë vizitorë Edhe Gjiroakstra po përjeton këtë vit një fluks të lartë turistësh, teksa shumica e hoteleve dhe bujtinave janë të rezervuara. Kryebashkiaku Flamur Golemi thotë se këtë vit qyteti i gurtë pritet të vizitohet nga rreth 500 mijë persona. Express: Dhërmiu, zgjedhja perfekte për pushime në 2024.“Shqipëria, rritjen më të shpejtë turistike në Evropë” Tabloidi britanik Ekspres thotë se Shqipëria është një nga destinacionet me rritjen më të shpejt të turizmit në Europë. Në dy artikuj të ndryshëm kjo media vlerëson Dhërmiun dhe Gjipenë si vendet perfekte për të kaluar pushimet gjatë verës 2024. Alarmi i OKB: 37 fëmijë palestinezë humbasin çdo ditë nënat. “Lëvizje studentore në mbarë botën “pro” Palestinës” OKB ngre alarmin se çdo ditë 37 fëmijë palestinezë humbasin nënat e tyre si pasojë e luftës. Sipas zyrës për refugjatët te kësaj organizate nga tetori i shkuar në Rripin e Gazës janë vrarë 10 mijë gra dhe janë plagosur rreth 19 mijë të tjera. Fluks pasagjerësh gjatë kampionatit Euro 2024. Hekurudhat gjermane shtojnë masat e sigurisë Në prag të kampionatit europian, Gjermania ka rritur masat e sigurisë edhe në hekurudha, veçanërisht në linjat që do të lidhin qytetet ku do të zhvillohen ndeshjet. Për këtë qëllim autoritetet hekurudhore shtojne rreth 1 mijë punonjës të tjerë. /tvklan.al SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Email: info@tvklan.al Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/ Follow Tvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/ Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

klan lajmeklan youtubekronika tv klantv klantv klan lajmetv klan livenena me 3 femije mbytet ne lumin bunashkodervrasja ne gjirokasterzbardhet vrasja ne gjirokasterobsheuro 2024pashket ortodokse5 majdita deshmorevepolicia e shtetitdhermiturizemgjirokaster